Erion Braçe kritikon mediat që sipas tij më shumë iu kushtojnë vëmendje luftës që ish-kryeministri Sali Berisha i ka hapur kryedemokratit Lulzim Basha, sesa problemeve madhore, veçanërisht rritjes së çmimit të bukës.

 

Duke i cilësuar Berishën dhe Bashën si “dy kufoma që bëjnë sikur vrasin njëri-tjetrin dhe mbajnë peng debatin publik në vend”, Braçe shkruan se sot është dita e katërt që trajtohen përplasjet në PD.

 

Postimi i plotë:

SOT DITA E KATERT,

E GJITHE MEDIA VIJON MERRET ME DY KUFOMA QE LUAJNE LUFTASH!

E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul,

e hoqi, nuk e hoqi,

tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj!

Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!

Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES;

Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%!

Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *