E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Braçe apel komisionerëve: Zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin

Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qendrat në Republikën e Shqipërisë.
Zëvendës kryeministri Erion Braçe vetëm pak minuta para nisjes së votimit ka shkuar për të dhënë votën e tij tek KZAZ pranë Liceut Artistik, ku ka theksuar se zgjedhjet po bëhen dhe janë në datën dhe kohën e duhur.

“Mua më duhet të ndjek edhe Divjakën dhe gjysmën e Lushnjes. Është edhe freski në këtë orë. I ftoj që të gjithë që të bëjënë të njëjtën gjë. Të zgjedhin mëngjesin dhe të shkojnë në punët e tyre. Zgjedhje ka, zgjedhje po bëhen janë në datën dhe kohën e caktuar.Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Komisioneret duhet të jenë në lartësinë e detyrës dhe të shmangin votimin familjar. Të zbatojne ligjin dhe vetem ligjin.”

 

Informacionet nga gazetarë tanë nëpër qytetet bëhet me dije se në të gjitha bashkitë situata paraqitet e qetë dhe qendrat e votimit janë hapur pa problem.

Vazhdo të lexosh

Reklamë