Subscribe

Buxheti 2024 ka ka sjellë diskutime të forta në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, tha se kategoria e eksportuesve është lënë komplet jashtë qendrës së vëmendjes së mazhorancës në hetimin e buxhetit, për këtë ai tha se jo pa faj është edhe opozita, e cila nuk ka ngritur zërin.

Lexo edhehttps://www.vizionplus.tv/sejko-se-shpejti-nen-hetim-deklarata-bombe-ne-quo-vadis-cfare-pritet-te-ndodhe-ne-vijim/

Pas kësaj deklarate ka ndërhyrë anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo, i cili ka theksuar se opozita vazhdimisht ka kërkuar mbështetje për shtresat në nevojë, fermerët, dhe eksportuesit, ndërsa tha se sot diskutohet se a do të ngrihen në protestë shtresat që nuk janë përfshirë në buxhet.

Pjesë nga biseda:

Zusi: Situata me eksportuesit do vetëm një shkëndijë.

Bozdo: A do të dalësh në protestë ti Alban?

Zusi: Sigurisht, këtu preket edhe familja ime, si nuk do dilja.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *