Shqipëria për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror: “Futbolli per Miqesi” i cili do të mbahet më 12 qershor 2018 në Moskë.

 

Ai është një program social ndërkombëtar i fëmijëve i cili zbatohet nga kompania Gazprom – partneri zyrtar i FIFA dhe i Kupës Botërore të Rusisë 2018.

 

Qëllimi i programit është të përfshijë brezin e ri në të gjithë botën, në promovimin e vlerave më të rëndësishme njerëzore, miqësisë, barazisë, paqes dhe respektit për kulturat dhe kombësitë e ndryshme.

 

Për vitin 2018 do të marrin pjesë 211 vende, lojtarët e përzgjedhur I përkasin moshës 12 vjevcare dhe janë të organizuar në 32 skuadra.  Shqipëria do të jetë në skuadër me disa vende: Nigeri, Vietnam, Macau, San Marino dhe Gambia. Roli në skuadër për lojtarin shqiptar do të jetë mbrojtës.

 

32 Ekipet Ndërkombëtare u formuan gjatë shorteut te hapur më 15 shkurt. Atletë të kombësive të ndryshme, gjini të ndryshme dhe aftësi të ndryshme fizike do të luajnë në një skuadwr. Çdo ekip ndërkombëtar i përzier , do të trajnohet nga trajner të rinj – lojtar futbolli 14-16 vjeç nga shtete të ndryshme. Më shumë se 5000 media nga e gjithë bota do të mbulojnë programin.

 

Pas Kampionatit botëror, Ambasadorët e Rinj do të mblidhen për t’u takuar në eventin më të rëndësishëm —  Forumi I 6-te Ndekombetar I Femijeve per “Futbolli per Miqesi”, ku ata do të diskutojnë mënyrat e promovimit të vlerave kryesore të programit në të gjithë globin.

 

Si nismë ekologjike e “Futbolli per Miqesi” , të gjitha 32 Ekipet Ndërkombëtare do të emërtohen sipas emrave të kafshëve më të rrezikuara në të gjithë kontinentet e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *