E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bota në protestë për klimën, miliona njerëz në rrugë

Në 163 vende të botës do të vijojnë paralelisht protestat në mbrojtje të klimës deri më 27 shtator.

 

Këto zhvillime do të shoqërojnë punimet e asamblesë së 74 të OKB për klimën.

 

Reklamë

Një ditë më parë, më shumë se 4 milion njerëz ngritën alarmin për rrezikun e ndryshimeve klimatike. Mijëra nxënës braktisën mësimin për t’iu bashkuar protestave.

 

Nga New Yorku në Mumbai, protestuesit mbushën rrugët duke iu bërë thirrje liderëve botërorë që të veprojnë me masa konkrete dhe sa më parë për të shmangur katastrofat ekologjike.

 

Në mesazhin e tij drejtuar të rinjve aktivistë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres deklaroi se ata janë në anën e duhur të historisë dhe i ftoi që të mos ndalen për ti shtyrë liderët botërorë drejt veprimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë