Ndërron jetë legjenda e futbollit, Armando Maradona. Ish-futbollisti i Napolit, Barcelonës, Sevilla dhe ekipit kombëtar argjentinas, ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

Javët e fundit, Maradona iu nënshtrua një operimi në kokë dhe mjekët raportuan se gjithçka kishte shkuar mirë. Por, kjo e mërkurë rezultoi fatale për legjendën, i cili pësoi një arrest kardiak, teksa ishte në shtëpinë e tij në Tigre, shkruajnë mediat argjentinase.

Në Napoli, Maradona arriti kulmin e karrierës së tij profesionale. Ai shpejt u bë një yll midis tifozëve të klubit, dhe në kohën e tij ai ngriti ekipin në epokën më të suksesshme në historinë e saj.

Në vitin 1986, ai fitoi dhe Kupën e Botës me përfaqësuesen argjentinase.

30 tetorin e kaluar, Maradona festoi 60-vjetorin e lindjes. Ai lindi në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *