E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Boss-i” shqiptar nga burgu drejtonte trafikun e kokainës në Greqi, prangosen dy patriotët

Dy shqiptarë, 25 dhe 26 vjeç, të cilët akuzohen për trafik kokaine janë arrestuar nga policia e Rodos, Greqi. Trafiku i drogës drejtohej nga një shqiptar tjetër, 31 vjeç, i cili aktualisht është i burgosur.

Policia greke ka kryer kontrolle në banesën e dy shqiptarëve, ku janë gjetur kokainë me peshë 34 gramë, kanabis të papërpunuar me peshë 411 gramë, 17 pako me preparate farmaceutike dhe dy peshore precize, ndërsa u konfiskuan edhe para në vlerë prej 1175 euro.

31-vjeçari konsiderohet si “kreu” i unazës, ndërsa 25-vjeçari pas hetimeve rezultoi se ishte në kërkim dhe akuzohet për qëndrim të paligjshëm në vendin fqinj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë