Ministri për Siguri i Bosnjës, Dragan Mektiç ka theksuar se në fillim të javës tjetër do të fillojë puna për mbylljen e kampit Vuçjak në Bosnje dhe Hercegovinë i improvizuar për qëndrimin e emigrantëve.

 

Sipas mediave vendase bëhet me dije se ministri ka theksuar se emigrantët do të zhvendosen në qendra të pranimit, ndërsa hapësira e Vuçjakut do të pastrohet.

 

Autoritetet në Bosnje janë përballur me kritika nga grupet e të drejtave të njeriut dhe Bashkimi Evropian për kushtet e rënda, në të cilat mbahen migrantët në Vuçjak.

 

Ky kamp ndodhet në afërsi të një zone me mina, që kanë mbetur nga lufta e viteve 1992-95. Me afrimin e dimrit, presioni është rritur dhe përfaqësuesja e lartë për të drejta të njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviç, ka paralajmëruar këtë javë se “njerëzit në Vuçjak do të fillojnë të vdesin”.

 

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, në Bosnje aktualisht ndodhen rreth 7,500 migrantë – kryesisht të ikur nga luftërat në Lindjen e Mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *