Shqipëria i ka dorëzuar Bosnjës këtë të premte kryesimin e Kartës së Adriatikut.

 

Në aktivitetin përmbyllës, ministri në Detyrë i Punëve të Jashtëme, Gent Cakaj nëvizoi mundësinë e rritjes së bashkëpunbimit mes vendeve në aspektin teknik dhe atë politik.

 

“Besoj se sa i përket kontekstit rajonal përpjekjet tona do të vazhdojnë të jenë në bazë të dy drejtimeve. Duhet gjejmë mënyra për të fuqizuar dhe përforcuar bashkëpunimin tonë në nivel politik dhe teknik. Ne këtë e kemi bërë me anën e organizimit të konferencave të vogla dhe trajnimeve të tjera si dhe me anë të aktiviteteve të tjera, me anë të të cilave kemi dashur të përforcojmë aftësitë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kjo duhet të vazhdojë më tej dhe të forcohet.”

 

Cakaj tha gjithashtu se ka ardhur koha që pjesë e Kartës së Adriatikut të bëhen dhe vende të tjera, ku përmëndi konkretisht Kosovën.

 

“Ne duhet të kemi një qasje pro aktive ne rajon. Kjo do të thotë se kjo kartë do ti hapë dyert e saj për ato vende që kanë dëshirë që të jenë pjesëmarrëse, jo vetëm në këtë kartë, por edhe vlerat që ajo sjell. Në mënyrë automatike do të thotë kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë kartë.”

 

Për Cakajn, anëtarësimi I Kosovës do të jetë një kontribut I drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *