E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bosi i kokainës Arbër Cekaj sillet në burg në Tiranë

Është ekstraduar nga Gjermania në drejtim të vendi tonë 39-vjeçari i dyshuar për trafikim të narkotikëve.

 

Policia bën me dije se është bërë i mundur nga Dyzeldorfi, Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arbër Cekaj.

 

Reklamë

Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

 

Informacionet bëjnë me dije se Cekaj në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet të ketë trafikuar një sasi të madhe lëndë narkotike, kokainë, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Më shumë video

Reklamë