E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Borrelli: Në Itali mund të jenë rreth 600 mijë të infektuar nga COVID-19

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli ka deklaruar se numri i të infektuarve në Itali mund të jetë shumë herë më i lartë nga ato që raportohen zyrtarisht.

 

Reklamë

Në një intervistë për “La Repubblica”, Borrelli tha se ndoshta të prekurit nga COVID-19 mund të jenë edhe 600 mijë dhe jo 63 mijë, shifra për të cilën flitet zyrtarisht. Sipas tij, masat e rrepta të marra para dy javësh kanë filluar të ndihen sepse rastet kanë filluar të bien.

 

“Në orët e ardhshme duhet të shohim efekte të tjera, do të kuptojmë nëse kurba është me të vërtetë në rënie.”

 

Ai shtoi se nuk e priste që Italia do të tejkalonte Kinën për nga numri i të vdekurve. Megjithatë, për këtë ai nuk fajëson Italinë. Angelo Borrelli tha se masat që mori Italia ishin të duhurat dhe në kohën e duhur.

 

“Më 31 janar kjo qeveri shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe bllokoi fluturimet drejt dhe nga Kina, më duket se menjëherë e kuptuam që kjo epidemi ishte një çështje serioze.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë