E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Borrell thirrje Rusisë: Mos përdorni sulmin e Kremlinit si justifikim për përshkallëzimin të luftës

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka paralajmëruar Moskën që të mos përshkallëzoj agresionin e saj ndaj Ukrainës, duke përdorur akuzat për sulmin me dronë në Kremlin.

 

Borrell shtoi se sulmi në Kremlin mund të kthehet në factor për të rekrutuar më shumë njerëz, ushtarë dhe shtuar sulmin ndaj Ukrainës. Ai theksoi se BE është e shqetësuar për vijmësinë e luftës.

 

Reklamë

Ai gjithashtu pranoi se Zelensky e ka mohuar se Ukraina qëndron pas sulmit.

 

Nga ana tjetër, Moska ka akuzuar drejtpërdrejtë Shtëpinë e Bardhë për sulmin me dronë në Kremlin, duke thënë se SHBA ka udhëzuar Ukrainën.

 

SHBA ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat e Moskës dhe ka theksuar se nuk ka asnjë lidhje me sulmin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë