E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Borrell: NATO nuk është një aleancë ushtarake vetëm në letër

NATO nuk është një aleancë ushtarake në letër që funksionon sipas humorit të Presidentit të SHBA-së, theksoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell gjatë pjesëmarrjes në Këshillin jozyrtar të Ministrave të Zhvillimit në Bruksel.

“Më lejoni të jem sarkastik. Do të dëgjojmë shumë gjatë kësaj fushate. Le të jemi serioz. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake në letër. Nuk mund të jetë një aleancë që funksionon sipas humorit të presidentit amerikan në ato ditë”, tha zoti Borrell.

“NATO nuk mund të jetë sot po dhe nesër jo, në varësi të asaj se kush jeni. Le të jemi serioz. NATO ose ekziston ose nuk ekziston. Unë nuk do ta shpenzoj kohën time duke komentuar çdo ide budallaqe që del në botë.këtë fushatë zgjedhore në SHBA”, shtoi ai. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë