E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Borrell mbështet thirrjet e Guterres për armëpushim në Gaza: Të parandalohet kolapsi humanitar!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar në Gaza.

 

Guterres paralajmëroi se sistemi humanitar në Gaza mund të shembet dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shmangur një “katastrofë”. Por pavarësisht argumenteve që jep, thirrja e Guterres u kundërshtua nga Izraeli.

 

Reklamë

Ndërkoë që së fundmi ka qenë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ai i cili u ka kërkuar shteteve evropiane që të mbështesin Guterres.

 

“U kërkoj anëtarëve të BE-së të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerëve me të njëjtin mendim që të mbështesin OKB-në dhe thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm AntonioGuteres. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar një kolaps të plotë të situatës humanitare në Gaza”, postoi ai në “X”.

 

Por ministri  Jashtëm izraelit Eli Cohen në një postim në “X” tha se “thirrja e Guterres për një armëpushim në Gaza përbën mbështetje të organizatës terroriste Hamas”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë