Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje...

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

E kërkojnë disa klube në Serie A, por ja...

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi...

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

Borrell kërkon që Ukrainës t’i hiqen kufizimet në përdorimin e armëve

30 Gusht 14:32

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që t’i heqin kufizimet në përdorimin e armëve, duke thënë se Kievi ka të drejtë t’i sulmojë vendet nga të cilat sulmohet.

Duke folur në Bruksel, përpara një takimi jozyrtar të ministrave të Mbrojtjes të BE-së, Borrell tha se është “absurde” të thuash se sulmet në territorin e Rusisë, do të nënkuptonin luftë direkte kundër Moskës.

“Askush nuk dëshiron” një luftë me Rusinë, tha ai.

“Por, vendoseni veten në vendin e ukrainasve: Rusët po ju bombardojnë nga një vend ku nuk mund të arrini. Ju dëshironi të luftoni si të barabartë”, tha ai, duke shtuar se për ta bërë këtë, Ukraina duhet të jetë në gjendje t’i godasë vendet nga ku Rusia e sulmon.

Zyrtarët ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, u kanë bërë vazhdimisht thirrje aleatëve globalë të Ukrainës që ta lejojnë atë t’i godasë objektivat ushtarake më thellë brenda Rusisë, me armët që ia siguron Perëndimi.

Javë më parë, Ukraina ka nisur një inkursion në territorin rus.

Zelensky ka thënë se Rusia “duhet ta ndjejë atë që ka bërë”.

Ditëve të fundit, Rusia është përgjigjur me sulme të ashpra me raketa dhe dronë, të cilat kanë pasur në shënjestër infrastrukturën civile në të gjithë Ukrainën.

Zyrtarët ukrainas thonë se, pavarësisht dërgesave të armëve të reja që po e ndihmojnë Ukrainën, forcat e saj të armatosura janë ende në disavantazh, sepse kufizimet e Perëndimit i pengojnë ato që t’i përdorin armët me rreze të gjatë, për të goditur thellë brenda territorit rus.

“Siguria afatgjate për Evropën fillon me vendime afatshkurtra dhe të guximshme për Ukrainën”, u tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, gazetarëve në Bruksel më 29 gusht.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
armë Borrell Ukraine

Nga e njëjta kategori

Punëtorët shpërblehen nga Agai, 6 fermerët që përfituan super avantazhin, për çfarë bëhet fjalë

më shumë...

Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3

më shumë...

Përkushtim për kafshët dhe punët e fermës, Agai u jep super avantazh 6 fermerëve

më shumë...

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:54

Punëtorët shpërblehen nga Agai, 6 fermerët që...

1:48

Kush është fermeri që largohet nga Ferma...

12:15

“U pendova që e futa në shtëpi”,...

11:54

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri?...

11:21

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën:...

10:51

Përkushtim për kafshët dhe punët e fermës,...

10:41

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit...

10:39

Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç”...

10:13

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

10:10

E kërkojnë disa klube në Serie A,...

10:06

Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e...

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

9:27

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet...

9:02

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis...

8:56

Pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën,...

8:51

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27...

8:37

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit...

8:07

“Jemi takuar disa ditë para hyrjes në...

7:23

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit...

7:06

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.