Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin...

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na...

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të dobët se...

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë në Shkodër

Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse sulmet vazhdojnë,...

Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, Netanyahu mbledh sot Kabinetin...

Tabaku: Protesta kundër sistemit

Borrell dhe Varhelyi: Në Evropë, nuk ka vend për mohimin e gjenocidit

10 Korrik 14:18

Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhely, në 27 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

 

Në këtë deklarat, e cila nderon viktimat e këtij gjenocidi, thuhet se “ne qëndrojmë së bashku, në pikëllim, me të afërmit dhe miqtë e tyre që i mbijetuan gjenocidit”.

 

Sipas Borrell dhe Varhely ende edhe sot paqja nuk mund të merret si e mirëqenë.

 

“Agresioni i pajustifikuar dhe i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka rikthyer një luftë brutale në kontinentin tone”.

 

“Është më shumë se kurrë detyra jonë të kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës, si pjesë e historisë sonë të përbashkët evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

 

 

Në deklaratë thuhet se vrasjet masive dhe krimet e luftës në Ukrainë sjellin kujtime të gjalla të atyre që u dëshmuan në luftën në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990. Përfaqësuesit e BE-së thane se e shohin sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe se kjo tregon nevojën për tu ngritur në këmbë për të mbrojtur paqen, dinjitetin njerëzor dhe vlerat universale.

 

 

“Evropa nuk e ka harruar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe përgjegjësinë tonë për të mos qenë në gjendje të parandalojmë dhe ndalojmë gjenocidin. Në Srebrenicë, Evropa dështoi dhe ne jemi përballur me turpin tone”, thuhet në deklaratë.

 

 

Përfaqësuesit e BE-së deklaruan se duan të shohin përparimin e Bosnjë-Hercegovinës në pajtim me tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe përparimin e Bosnje e Hercegovinës në rrugën e saj të integrimit në BE.

 

 

“Udhëheqësit politikë duhet t’i kthejnë fjalët në vepra: Ata duhet të zgjedhin të vërtetën, drejtësinë dhe bashkëpunimin në vend të frikës dhe urrejtjes për të kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe të begatë për brezat e ardhshëm”, thuhet në deklaratë.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Borrell Evrope gjeno0cid Varhelyi

Nga e njëjta kategori

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar, sot u bënë ambientalistë ata që dje heshtnin kur në Shqipëri vriteshin zogjtë

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na akuzojnë “Flamingot” se po përdorim patronazhistët dhe administratën, qëllimi jonë të çojmë Shqipërinë në majë

më shumë...

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të dobët se kurrë

më shumë...

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:06

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama...

7:04

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar...

6:50

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra:...

6:36

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë...

5:59

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të...

5:57

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e...

5:26

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë...

5:18

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:54

Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse...

4:34

Moti i keq, bllokohet qarkullimi në aksin...

4:09

Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, Netanyahu mbledh...

4:00

Tabaku: Protesta kundër sistemit

3:50

Detaje nga ekzekutimi në Kamëz/ 10 gëzhoja...

3:21

PS-PD: “OK” amnistisë në parim, 380 të...

3:08

Vrau 27-vjeçarin në Kamëz, policia kërkon bashkëpunimin...

3:05

“Sara, Romiri dhe Iliri nuk meritojnë finalen”/...

3:05

BE: Mbroni këngën e shpendëve! Humbja e...

2:47

PD “plotëson” kërkesat e protestuesve, opozita i...

2:42

BE përshendet zgjedhjet në Kosovë: Liderët politikë...

2:41

Të shtëna me armë zjarri Velipojë, dy...

Më të klikuarat

  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifik...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.