Subscribe

Falënderues ndaj kryeministrit Edi Rama për ofrimin e zgjidhjes për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shefi i diplomacisë evropian, Josep Borell, ishte i qartë në paralajmërimin për sanksione nëse Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk shkojnë drejt shtensionimit të situatës.

 

JOSEP BORELL

SHEF I DIPLOMACISE EVROPIANE

 

E kam bërë të qartë që palët të gjejnë një mënyrë për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që i është dhënë në tryezë. Kjo situatë kërkon që ne të marrim masa urgjente dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian jane dakort me këtë urgjence dhe e kanë humbur durimin para kësaj situate që vetëm po përkeqesohet.

 

Në kushtet kur Bashkimi Evropian deklarohet për humbje të durimit ndaj dy udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, për kreun e qeverisë zgjidhja do të vijë vetëm nëse Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nën çadrën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ulen në tryezë dhe të mos çohen nga ajo pa firmosur marrëveshjen që normalizon marrëdhëniet mes tyre.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Uroj që konferenca që do të zhvillohet me liderët e të dyja palëve, nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të mos lejojmë të largohen nga konferenca pa arritur një marrëveshjë të përbashkët dhe nëse nuk do ta arrijnë këtë gjë pasojat për të gjithë ne do të jenë të trishta. Nuk mund ta lejmë që kështjella të shembet nga një zhvillim absurd që bazohet në pretendime kaq absurde.

 

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryeministri Edi Rama u takua edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

 

Kosova dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në rrugën integruese në Bashkimin Evropian ishin kryeçështjet e folura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *