E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Boris Johnson u prish qejfin çifteve, i ndalon të bëjnë seks

Çiftet që jetojnë të ndara në zona në Britaninë e Madhe që u futën në karantinë, nuk do të kenë mundësinë të takohen për seks. Ky është rregulli që ka vendosur kryeministri britanik, Boris Johnson për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

 

Ata që jetojnë me partnerët e tyre, nuk preken nga masa. Megjithatë, policia nuk do të jetë në gjendje të futet në dhomat e gjumit për të kontrolluar dhe për të zbatuar rregullin.

 

Reklamë

I vetmi përjashtim që ekziston është që çiftet do të lejohen të qëndrojnë në shtëpinë e njëri-tjetrit brenda natës nëse kanë një marrëdhënie serioze. E njëjta masë u mor edhe në verë dhe shkaktoi jo pak acarim tek qytetarët.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë