Subscribe

Deri të martën e 15 marsit çmimi i një litri naftë në çdo pikë karburanti do të shitet për 217 lekë.  Ky është vendimi i bordit kombëtar të transparencës për karburanteve pas mbledhjes së parë të zhvilluar mes 16 anëtarëve të tij, ministra dhe përfaqësues të tregtarëve të karburanteve.

Me përcaktimin e çmimit, nga sot deri të të martën qytetarët do ta blejnë litrin e naftës me 6 lekë me pak, pra nga 223 ai ulet në 217 lekë për litër.

Me të njëjtin çmim dhe për të njëjtën periudhë do të jetë edhe çmimi i një litre benzinë, 217 lekë. Pjesë e vendimarrjes ishte edhe çmimi i gazit, për të cilin konsumatorët do të paguajnë 93 lekë për litër.

Të martën bordi i cili do të përcaktojë çmimin e karburanteve do të rimblidhet, për të përcaktuar çmimin e radhës të karburanteve. Në varësi të situatës në tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve, ky bord do të përcaktojë nëse çmimi do të mbetet 217 lekë për litër apo do të ndryshojë.

Me këtë vendim i mbështetur në aktiv normativ të marrë në mbledhjen e qeverisë, çdo tregtar i karburanteve është i detyruar të zbatojë të njëjtin çmim si atë me shumicë dhe me pakicë. Paralajmërimi i bërë nga kryeministri Edi Rama është mbyllje të atyre pikave të karburanteve që nuk vendosin në tabelë çmimin e përcaktuar nga bordi kombëtar i transparencës.

Ndëshkimi nuk do të jetë vetëm me mbyllje të pikës së karburantit por edhe më marrjen e masave të tjera ndëshkuese për ata që abuzojnë me çmimin e naftës me qëllimin për të përfituar nga kriza e çmimeve që ka përfshirë vendin.

 

  1. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
  2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
  3. Çmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *