Çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës do të jetë 216 lekë nga 220 lekë që ishte më parë. Ky është vendimi i dytë për ulje, ndërsa pak ditë më parë Bordi kishte vendosur uljen vetëm me 1 lekë për litër.

 

Ndërsa benzina është shtrenjtuar me një lek, nga 199 lekë në 200 lekë për litër, ndërsa në vendimin e mëparshëm ishte ulur me 8 lekë për litër.

 

Gazi ka mbetur në 80 lekë për litër.

 

Rënia reflekton uljen e çmimit në naftës në bursa ndërkombëtare, ndonëse me ritme më të ulëta sesa ka rënë në tregjet e jashtme. Operatorët kanë shpjeguar se kjo lidhet me rritjen e kostove të tjera të transportit, pasi furnitorët kryesore europianë nuk po e marrin më naftën nga Rusia, por nga shtete të tjera më të largëta.

 

Vendimi:

 

Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë të standardit SSHEN 2282018, Gazoil të standardit SSHEN 5902018 dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan). Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në) janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund ti tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë ti tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

 

  1. Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve

 

  • 204 Lekë/litri për gazoilin;

 

  • 188 Lekë/litri për benzinën;

 

  • 68 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

 

  1. Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve

 

  • 216 Lekë/litri për gazoilin;

 

  • 200 Lekë/litri për benzinën;

  • 80 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *