Bordi i Transparencës ne mbledhjen e kesaj te marte ka bere ndryshimet e radhes ne çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas varesisht nga ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i shitjes me pakicë i nadftes për periudhën 29 mars – 31 mars 2022,  të  jetë 237  lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës për periudhën  29 mars- 31 mars 2022,  të  jetë 211  lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit për periudhën 29 mars- 31 mars 2022,  të jetë  116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  29 mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.