Subscribe

Bordi i ngritur për çmimet e produkteve të shportës do të përcaktojë çmimet për miellin, orizin, sheqerin dhe vajin e lulediellit.

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha këtë të martë para gazetarëve se përcaktimi i çmimeve dhe marzheve të fitimit në tregun e produkteve ushqimore është më i vështirë sesa në tregun e hidrokarbureve për shkak të shumëllojshmërisë së artikujve.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Ndryshe nga karburantet ku bëhet fjalë për 3 produkte të unifikuara, bordi i ushqimeve ka disa kategori produktesh dhe për të njëjtin mall ka disa alternativa. kemi hasur në vështirësi në përcaktimin e marzheve. Por në 1 prill vendosëm të mbajmë nën monitorim orizin kokërrgjatë, miellin, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Kemi përcaktuar disa marzhe dhe do të dalim me disa çmime reference për këto produkte, nuk do të jenë më të larta se çmimet e përcaktuara në bord.”

 

Përsa kohë vijon lufta dhe kriza e çmimeve, për aq kohë edhe ndërhyrja e qeverisë për të mbrojtur konsumatorët do të jetë me bordet e ngritura.

 

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Bordet do të vazhdojnë të funksionojnë përsa kohë nuk ka siguri për përfundimin e konfliktit. Kur të përfundojë, do të dalim nga ky regjim.”

 

Qeveria po mendon të ngrejë një bord edhe për përcaktimin e çmimeve të inputeve bujqësore, ndërsa bizneset do të mbështeten me garanci sovrane që të garantojnë furnizim për një periudhë minimale për 3 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *