E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bonusi i fundvitit, Rama zbulon sa pensionistë kanë tërhequr shpërblimin

Pensionistët po vijojnë të marrin shpërblimin e fundvitit, i cili ka nisur të shpërndahet që prej datës 01 dhjetor.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tre ditët e para, 96.292 pensionistë e kanë përfituar tashmë këtë bonus.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Pensionistët po vijojnë të përfitojnë bonusin e fundvitit!

Reklamë

Në 3 ditët e para, 96.292 pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin”, shkruan Rama.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, pensionistët që marrin pension mujor deri në 20 mijë lekë, përfitojnë shpërblim 15 mijë lekë.

Ndërsa pensionistët me pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj, do të marrin bonusin prej 10 mijë lekësh.

Në rastet kur bonusi nuk tërhiqet brenda dhjetorit, pensionistët kanë afat deri në 30 qershor të vitit 2026 për ta marrë atë. Pas kësaj date, ky shpërblim nuk mund të merret më.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë