Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel Farage triumfon...

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën...

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje qytetarëve për...

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj...

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me dy raketa...

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në...

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”, Rama: EU4Municipalities...

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11...

Aksion i madh policor në Gjermani, disa persona sulmojnë...

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi gati për...

Bonusi i bebeve, kusht qëndrimi 180 ditë në Shqipëri, do merren të dhënat e TIMS

29 Dhjetor 14:35

Qeveria synon të orientojë politikën e nisur pak vite më parë të bonusit të bebeve tek familjet që jetojnë realisht në Shqipëri duke eliminuar kështu përfitimin e atyre që nuk jetojnë më në vend. Në një vendim të miratuar të mërkurën e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime ku përfshin si kusht qëndrimin 180 ditë në Shqipëri në vitin paraardhës për prindërit e foshnjave të sapolindura. Këto të dhëna do të merren nga sistemi TIMS.

“Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, e përfitojnë: a) prindi/prindërit e foshnjës së porsalindur, shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të paktën 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë kalendarike të vitit paraardhës, sipas të dhënave të sistemit TIMS dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile” thuhet në vendim.

Një tjetër element që shtohet është përfitimi i këtij bonusi nga ata të huaj që janë vendosur në Shqipëri si azilkërkues apo refugjatë të cilët vendosin që shtetësia e fëmijës së tyre të jetë shqiptare.

“prindi/prindërit me shtetësi tjetër, të cilët janë rezidentë të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë, të cilëve nga shteti shqiptar u është dhënë statusi i refugjatit, i mbrojtjes plotësuese ose i azilkërkuesit dhe vendosin t’i japin foshnjës shtetësi shqiptare, sipas ligjit për shtetësinë shqiptare, dhe e regjistrojnë si shtetas shqiptar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile” thuhet në pikën e dytë sa i takon ndihmës shtetërore.

Në shtator të këtij viti vendimi që lidhej me bonusin e bebeve u ndryshua duke synuar që përfitimet të jenë për shtetasit që jetojnë brenda vendit pasi ndër vite edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kishin përfituar nga kjo hapësirë ligjore. Për qeverinë kjo përbënte përfitim të dyfishtë pasi ata përfitojnë nga skemat në vendet ku janë vendosur.

Qeveria miratoi bonusin e bebeve që ka një përfitim financiar prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin dhe foshnjat e tjera në vijim si një politikë për rritjen e lindshmërisë por deri më sot nuk ka një vlerësim mbi efektivitetin e saj. /Monitor

Posted Under:
Aktualitet Sociale
Tagged:
bonusi i bebes Lindje

Nga e njëjta kategori

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë

më shumë...

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë kryebashkiakun: Ç’të mbeti, vij e bëj unë

më shumë...

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11 milionë euro për forcimin e pushtetit vendor

më shumë...

Era e fortë shkakton probleme në Vlorë, rrëzohen pemët dhe bllokojnë rrugët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:53

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill...

3:41

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel...

3:29

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e...

3:22

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca...

3:13

Skandali i helmimit të studentëve, policia shpall...

2:57

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje...

2:54

“Vetëvendosje” koalicion me 3 parti: Synojmë vazhdimin...

2:43

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u...

2:17

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me...

2:06

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika...

1:58

Publiku vendos sot për Fabjolën! Mbrëmjen e...

1:05

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”,...

12:58

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo:...

12:48

Programi europian për pushtetin vendor, ambasadori Gonzato:...

12:35

Aksion i madh policor në Gjermani, disa...

12:31

Skender Hita mesazh studentëve të Akademisë së...

12:18

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi...

12:11

Era e fortë shkakton probleme në Vlorë,...

12:03

Autorët i shkuan në lokal, Rexhep Ismaili...

11:45

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • 3 shenjat që do kenë më shumë fat në para këtë periudhë
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.