E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bonucci largohet nga kampionati gjerman, ky do të jetë klubi i ri

Leonardo Bonucci është larguar pas 6 muajsh nga Bundesliga, duke prishur marrëveshjen me Union Berlin.

Ish-mbrojtësi i Milanit, Juventusit në Itali, tashmë do të luajë në kampionatin turk. Italiani ka firmosur me Fenerbahcen.

“Klubi ynë është përforcuar me mbrojtësin italian Leonardo Bonucci. Mbrojtësi ekspert do të veshë fanellën e Fenerbahçes deri në fund të sezonit 2023-24. Të pranishëm gjatë nënshkrimit të kontratës ishin edhe Presidenti ynë Ali Y. Koç, Sekretari ynë i Përgjithshëm Burak Çağlan Kızılhan, anëtarët e Bordit tonë Simla Türker Bayazıt, Selahattin Baki, drejtori ynë sportiv Mario Branco dhe zëvendësdrejtori sportiv Okan. Özkan” – shkruan klubi.

Debutimi i ish-lojtarit të Juventusit në ndeshje zyrtare me Fenerbacen do të vijë me shumë gjasë me datë 14 janar, në transfertën e Gaziantep.

Vazhdo të lexosh

Reklamë