Leonardo Bonucci u largua nga Juventus në merkaton verore të këtij viti. Qendërmbrojtësi italian mbylli aventurën me “Zonjën e Vjetër” me të cilët krijoi përplasje, për tu transferuar në Gjermani tek Union Berlin.

Por mendohet se aventurës së tij do t’i vijë fundi edhe tek klubi gjerman. Në tre ndeshjet e fundit në Bundesligë, Bonucci është lënë në stol.

Diçka e tillë mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak italianit, me këtë të fundit që po mendon seriozisht largimin që në janar.

Për shërbimet e 36-vjeçarit më herët ka patur interes nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pritet që italiani të zgjedhë  se ku do ta vazhdojë karrierën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *