E diel, 1 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Boni debuton me gol te Interi

Interi triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Monakos, në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Francezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të me anë të Akliouçe, ndërkohë që zikaltrit mbetën me 10 lojtarë prej minutës së 36-të, pas daljes me karton të kuq të turkut Çalhanoglu.

Ky fakt duket se nuk ndikoi në lojën e Interit në pjesën e dytë, pasi skuadra e Kristian Kivu, arriti të shënonte dy gola duke përmbysur rezultatin. Fillimisht ishte kapiteni Lautaro Martinez i cili vendosi baraspeshën.

Ndërkohë për golin e fitores mendoi sulmuesi Boni, i cili debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën zikaltër.

I hedhur në fushë në minutën e 66-të, në vend të Turamit, sulmuesi i ri i Interit, e justifikoi mëse miri besimin e trajnerit, teksa në minutën e 80-të, shënoi golin e fitores.

Vazhdo të lexosh

Reklamë