Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj mohimit të sulmit ndaj konsullatës shqiptare në Kharkiv.

 

Pëmes një njoftimi zyrtar, ministria e konsideron “lajm të rrem” deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë se nuk kishin bombarduar konsullatën tonë në qytetin veri-lindor të Ukrainës.

 

“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.

Më herët, rusët deklaruan se nuk kishin bombarduar konsullatën, madje mohuan edhe bombardimin e strukturave civile në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *