Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Belgorod, Rusi, nga guvernatori i rajonit, Vychislav Gladkov, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ukrainase, të cilat ai tha se e bëjnë situatën jashtëzakonisht të vështirë.
“Situata në rajonin tonë, Belgorod, mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe e tensionuar, për shkak të bombardimeve nga forcat e armatosura ukrainase. Shtëpitë u shkatërruan, civilë u vranë dhe u plagosën”, tha Gladkov përmes Telegram.
“Për të garantuar mbrojtje më të mirë të popullatës dhe për të ofruar ndihmë të mëtejshme për viktimat, nga sot do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në nivel rajonal”, shtoi ai, duke theksuar se po kërkon nga Moska që gjithashtu të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në nivel federal.
Ai foli për sulme nga dronët ukrainas kundër dy fshatrave në rajon – Sebekina dhe Ustinka. Autoritetet në rajonet e Kursk, Varonez dhe Bryansk folën gjithashtu për bastisjet e avionëve ukrainas, megjithatë, duke siguruar se ato u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse gjatë natës.
Autoritetet në Kursk raportuan gjithashtu se katër raketa ukrainase u shkatërruan mbi perimetër gjatë natës. /vizionplus.tv





