Një prift 72-vjeçar humbi jetën në oborrin e kishës së tij pranë zonës së Khersonit, si pasojë e bombardimeve ruse. Lajmi u bë i ditur nga Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

 

“Ushtria ruse bombardoi vendin Bilozerka me artileri, duke goditur oborrin e një kishe dhe duke vrarë priftin”, shkroi Yermak në një postim në Facebook, duke postuar imazhe që tregojnë mbetjet pranë një kishe.

Sipas tij, nga sulmi është plagosur edhe një grua 76-vjeçare. Katër shtëpi, posta, objektet e infrastrukturës kritike dhe sheshi qendror u dëmtuan, shtoi zyrtari ukrainas.

 

Qyteti i Bilozerka është rreth dhjetë kilometra në perëndim të qytetit të Kherson, një qendër rajonale që u çlirua nga ushtria ukrainase në nëntor dhe u përmbyt pjesërisht pas shkatërrimit të një dige në lumin Dnieper, për të cilën Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Pas rimarrjes së Khersonit nga ukrainasit, ushtria ruse bombardon rregullisht qytetin dhe rrethinat e tij nga bregu lindor i Dnieper, i cili është një pengesë natyrore për përparimin e forcave ushtarake ukrainase. Këta të fundit kanë nisur një kundërsulm në pjesën jugore dhe lindore të vendit me synimin për të rimarrë të gjitha territoret e pushtuara nga rusët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *