Presidenti i Republikës së Çekisë, Milosh Zeman i ka kërkër falje publike popullit serb dhe presidentit  Aleksandër Vuçiç për bombardimet e NATO-s ne ish Jugosllavi në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët në Pragë, Zeman tha se Serbia është një mike tradicionale e Çekisë.

 

MILOSH ZEMAN

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ÇEKISË

 

 “Serbia shprehu mbështetjen e saj për ne, dhe ne e bombarduam atë. Më lejoni menjëherë të them se unë kërkoj falje për bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë-së. Ishte një gabim. Si burrë, do t’i kërkoja popullit serb të na falte. Më shqetësoi gjatë gjithë kohës”

 

Vucic vuri në dukje se cekia është vend i parë që kerkon falje për bombardimet.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

 

“Dua ta falënderoj për këto fjalë të mrekullueshme që ai i dërgoi Serbisë.Unë dihet që nuk bëj lajka, sepse kam një karakter të rëndë, por ne do të jemi mirënjohës përjetësisht sepse ato që ai tha  nuk janë thënë kurrë nga askush tjetër.Mirënjohja nuk do të ndalet kurrë”

 

Sulmet ajrore të NATO-së nisën nga 24 marsi 1999 dhe zgjatën deri më 10 qershor të po atij viti kundër bazave ushtarake serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *