Kjo e premte shënon 24-vjetorin e sulmeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut kundër bazave ushtarake serbe. Në orët e pasdites së 24 marsit 1999, NATO nisi fushatën 78 ditore të bombardimeve, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.

 

Urdhrin për fillimin e sulmeve ajrore e dha presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton përmes një fjalimi historik që mbajti para popullit amerikan.

 

Sulmet u ndërprenë më 10 qershor, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pesë vendet e përhershme anëtare, ranë dakord që në Kosovë të vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila do te administronte fazën tranzitore deri në ngritjen e institucioneve dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës. Sot, 24 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël.

 

Në këtë përvjetor, Presdientja Vjosa Osmani publikoi deklaratën historike të presidentit Bill Clinton duke shprehur mirënjohjen e përjetshme të Kosovës.

 

VJOSA OSMANI

 


PRESIDENTE E REPUBLIKES SE KOSOVES

 

“24 vjet më parë sot, aleatët tanë të NATO-s u bënë bashkë për t’i dhënë fund brutalitetit të një regjimi gjenocidal. Ndërhyrja shpëtoi miliona jetë, por gjithashtu hapi rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme, më të begatë dhe paqësore për popullin e Kosovës dhe rajonit. Jemi përjetësisht mirënjohës.”

 

Edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Fill reagoi duke thënë se ndonjëherë diplomacia dështon dhe pasojat janë tragjike.

 

CHRISTOPHER HILL

 


AMBASADOR I SHBA NE SERBI

 

“ Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë, gjatë karrierës sime kam mësuar se ndonjëherë diplomaciia dështon. E kur kjo ndodh pasojat mund të jenë tragjike. Shpreh ngushëllime për familjarët e vitimave që humbën jetën gjatë luftimeve të viteve 90’, përfshirë edhe prej bombardimeve të NATOs. Populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme”

 

Ai thekson më tej se angazhimi i Shteteve të Bashkuara për partneritet me Serbinë është i palëkundur, si dhe përkushtimi ndaj diplomacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *