Një lajm që nëse konfirmohet zyrtarisht do të ishte patjetër lëvizja e shekullit në fuboll.

Leo Messi, sipas medias argjentinase i ka komunikuar Barcelonës vendimin për t’u larguar. Televizioni i njohur argjentinas Tyc Sports bën të ditur se Messi nuk do të paraqitet në testet parasezonale të llogaritura per në fund të muajit gusht. Për ketë gje ai ka lajmeruar klubin.

Një lajm që ka gjetur konfirmim edhe tek radio katalanase. Ylli argjentinas mesa duket është i pakenaqur me situata që kanë kaluar ne klub kohet e fundit, dhe në mënyrë të vecante vendimi i trajnerit të ri Kuman për të larguar Suarez dhe Vidal.

Turpërimi nga Bayern 8 me 2 në Champions ështe nje tjetër faktor mesa duket. Problem mesa duket tani do te jetë zgjidhja e kontratës mes palëve. Sipas kontrates se rinovuar në 2017, “pleshti” ka te drejtë të zgjedhe largimin ne përfundim të cdo sezoni pa u aktivizuar klauzola 700 mln euro që Messi ka.

Mirëpo Barcelona do tentoje të mbrohet me faktin se sezoni i rregullt ka përfunduar ne 10 qershor pavarësisht pandemise dhe Messit i ka skaduar afati për tu larguar. Një cështje që nuk ështe cudi të përfundojë në gjykatë. Pas nje jete të terë dhe trofe pa fund të Barca, Messi duket realisht pranë largimit dhe Inter, PSG dhe Manchester City mbi te gjitha ferkojne duart dhe shpresojnë të marin më te mirin në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *