“180 milion euro për Cristiano Ronaldon”, është ky titulli me të cilin është hapur këtë të mërkurë prestigjozja portugeze  “A Bola”.

 

Një lajm që ka bërë menjëherë xhiron e mediave të mëdha sportive në europë dhe më gjërë, aq më tepër që bëhet fjalë për shifra të jashtëzakonshme dhe për një nga lojtarët më të mirë në botë, protagonist absolut së fundmi në finalen e Champions League.

 

Sipas gazetës së madhe portugeze, tre ekipe për momentin duket se e kanë në listën e dëshirave 32 vjecarin portigez.

 

Bëhet fjalë për ishin klubin e tij Manchester United, Monaco dhe Psg.

 

Duket se tani për tani po flasim për thjesht zëra merkatoje edhe pse në moshën 32 vjeçare dhe me gjithçka të fituar tek Reali, e për më tepër kur në mes janë shifra të tilla të frikshme , nuk është çudi që kjo pistë të gjallërohet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *