E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Bomba” e Veliajt: Nishani dhe Pollo po planifikojnë rrëzimin e Bashës

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zbuloi në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se në PD po planifikohet rrëzimi i Lulzim Bashës.

 

I bindur në humbjen e tij në 25 prill, Veliaj deklaroi se plani po “thuret” nga Genc Pollo dhe Bujar Nishani.

 

“Në këto momente që po flasim, Genc Pollo dhe Bujar Nishani janë ulur për të komplotuar si të rrëzojnë humbësin e 25 prillit. PS jo vetëm nuk është përçarë, por jemi bashkuar më shumë. Kurse kundërshtarët kanë dalë me pesë parti të reja. Liderat e partisë po komplotojnë si do ta rrëzojnë në datë 26.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë