E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Bolton: Marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më shpejtë

Former U.S. ambassador to the U.N. John Bolton speaks during the 2013 NRA Annual Meeting in Houston, the same year he recorded a promotional video for a Russian gun rights group with ties to the NRA

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, ka bërë thirrje që marrëveshja Kosovë-Serbi të mbyllet sa më parë.

 

Këto deklarata Bolton i ka bërë përmes një postimi në Twitter pas takimit me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë, ku u diskutua për çështjet e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë.

 

Reklamë

“Unë e mirëprita ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë sot. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Unë i vlerësova shumë qëndrimet e tij”.

 

Ndërkohë pritet që raundi i ri i bisedimeve në Bruksel, i nivelit të lartë të përfaqësimit, ende nuk është ftuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila e ndërmjetëson dhe lehtëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë