E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bolonja, shpërthen autoboti, dy të vdekur e 67 të plagosur/ FOTO

Një autobot me lëndë të ndezshme ka shpërthyer në flakë në zonën Borgo Panigale të qytetit të Bolonjës në Itali, i cili deri më tani ka shkaktuar të paktën dy të vdekur dhe 67 të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

 

Reklamë

Mediat vendase bëjnë me dije se ura mbi autostradë është rrëzuar pjesërisht, ndërsa shpërthimi thuhet të jetë provokuar nga një aksident që përfshiu tri automjete të mëdha. Pjesa më e madhe e të plagosurve janë transportuar në spitalin më të afërt të zonës, “Maggiore”.

 

Disa automjete që ndodheshin në koncesionarët aty pranë kanë marrë flakë dhe më pas kanë shpërthyer. Kolona e tymit të shkaktuar nga ky incident është e dukshme nga i gjithë qyteti i Bolonjës. Zjarrfikës të shumtë kanë ndërhyrë, ndërsa në ndihmë është thirrur edhe një helikopter për të frenuar përhapjen e flakëve.

 

Kryqëzimi i Casaleçhios është mbyllur momentalisht për trafikun nga të dyja drejtimet, sikurse është bllokuar edhe unaza e Bolonjës. Bllokime për trafikun janë shkaktuar edhe në brendësi të qytetit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë