Kampionati botëror i boksit do të ndezë motorët në datën 24 tetor dhe kombëtarja shqiptare përfaqësohet nga 4 boksierë: Alban Beqiri e Indrit Laci nga Tirana dhe Nelson Hysa e Arjon Kajoshi nga Vllaznia.

Në aktivitetin që do të mbahet në Serbi për 23 ditë, boksierët shqiptar kanë besimin e plotë se mund të dalin kampion.

Nelson Hysa, 20 herë kampioni i vendit thotë se pritshmëritë janë maksimale

 

NELSON HYSA

BOKSIER

Është një event shumë i rëndësishëm për ne dhe shumë i vështirë, nuk diskutohet. Stimuli që Federata botërore e boksit ka vënë për vendin e parë është shumë i madh, pasi ai që arrin të fitoje merr 100 mijë dollare . Ne do të luftojmë jo vetëm për këtë , por edhe për ngjyrat e flamurit tonë dhe nderin e shtetit tonë.

 

Pas një periudhe të gjatë problemesh dhe dëmtimesh , shkodrani I është kthyer ringut, ndërsa tregon se stërvitja ka qenë intensive, edhe pse mbështetja mungon  .

 

NELSON HYSA – BOKSIER

Falë përkushtimit dhe dëshirës për të fituar gjithmonë , më kanë bërë që të kryej dhe dy-tre seanca stërvitore ne ditë. Kam qënë i dëmtuar por mendoj se tani forma ime është e mirë dhe gati për tu ndeshur me cdo kundërshtar. Mbështetje kemi shumë pak , kemi vetëm mbështetjen nga Federata jone e boksit , pjesa tjetër 0 , asgjë.

 

Sa i përket masave anticovid Hysa thotë se ato kanë qenë shumë rigoroze dhe se përpara çdo takimi do të bëhen kontrollet përkatëse.

 

 NELSON HYSA – BOKSIER

Na kanë bërë cdo kontroll shëndetësor. Të gjithë e dimë se sporti jonë i boksit është një aktivitet që ka dhe shumë gjakderdhje dhe për këtë arsye dhe masat kanë qënë rigoroze. Analizat do të bëhen përpara cdo ndeshje ndërsa shumë prej nesh dhe janë vaksinuar. Por dicka e tillë nuk ka qënë detyrim.

 

Boksierët kuqezi do të nisen këtë të premte drejt Serbisë, ku do të mësojnë më pas dhe kundërshtarët e tyre, ndërsa zyrtarisht ndeshjen e parë e kanë në 24 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *