Pas futjes në grevë të kontrollorëve të e Aviacionit Civil, aeroporti i Rinasit është marrë në ruajtje nga FNSH dhe ushtria. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, krahas pamjeve të publikuara, shprehet se është rritur vigjilenca për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *