E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

Bojkoti i mësimit për protestat, pedagogia zbulon çfarë pritet të ndodhë në universitete

Bojkoti i mësimit në mbështetje të protestës së studentëve dhe qëndrimi i pedagogëve për vijimin e tij kanë qenë në fokus të diskutimit në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus.

Pedagogia e UBT-sëAlketa Grepsha, e pyetur nga moderator Ylli Rakipi se çfarë do të ndodhë me procesin mësimor, tha se shumica e pedagogëve e kanë pranuar bojkotin dhe se nuk do të zhvillohet mësim.

Reklamë

Ajo theksoi se pedagogët duhet të jenë të organizuar dhe të mbështesin studentët, ndërsa e cilësoi paradoksale mungesën e pjesëmarrjes së mësuesve në protestë.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rakipi: Çfarë do të ndodhë me mësimin?

Alketa Grepsha: Shumica e pedagogëve e ka pranuar bojkotin, nuk do të ketë mësim. Edhe studentët kanë kërkuar një shtyrje. Por, për mua nuk qëndron kjo çështje. Të rinjtë janë shumë të organizuar, mbështesin njëri-tjetrin. Ne pedagogët jemi të paorganizuar, ne dalim, marshojmë, por nuk na ofrojnë ndihmë. Shumica e protestuesve janë gjimnazistë. Dhe nuk shoh as pjesëmarrje të mësuesve. Nëse ne bojkotojmë mësimin dhe mësuesit vazhdojnë, më duket paradoksale. Ne jemi pro protestës. Nëse studentët janë për protestë, edhe ne do ta bojkotojmë mësimin.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.