Subscribe

9 muaj para zgjedhjeve skenari qe opozita te mos marre pjese ne zgjedhje është një ide qe po shfaqet ne debatin politik ne kampin e djathte veçanërisht pas pozicionimit pro kësaj linje te ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Por ashtu si brenda PD edhe aleatet janë te ndare nëse opozita duhet te bojkotoje apo jo procesin elektoral; republikanet janë kundër e demo-kristianet janë pro.

 

Fatmir Mediu:“Unë mendoj që opozita ka vetëm një rrugë për të fituar autoritet, pushtet dhe për të ndërtuar shtetin që mendon dhe ky është procesi zgjedhor.”

 

Nard Ndoka:“Besoj se do të jetë një aventurë që ne sërish t’i besojmë këtij kryeministri e të futemi në zgjedhje më të njëjtat disavantazhe që opozita ka në aspektin e standardeve të zgjedhjeve.”

 

Pavarësisht pozicioneve te ndryshme, te dy politikanet lexojnë me te njëjtin shqetësim realitetin politik; te dy gjykojnë se kryeministri Rama i blen zgjedhjet, përdor krimin, paratë e drogës e kontrollon gjyqësorin një situate qe e bën garën te pabarabarte e për këtë arsye qëllimi kryesor i opozitës duhet të jetë largimi i tij.

 

Nard Ndoka: “Aksioni i opozitës besoj kryesisht duhet të jetë për largimin e kësaj qeverie, për largimin e Kryeministrit si personi që nuk mund të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.”

 

Por sipas aleatit tradicional te PD, Mediu përveç përpjekjes për te larguar këtë qeveri para zgjedhjeve, opozita duhet te reformoje vetveten duke sjelle shembullin e rrugës qe e djathta ndoqi ne vitin 2005 kur fitoi zgjedhjet

 

Fatmir Mediu: “Opozita filloi te shihte problemet me veten e saj në komportimin me faktorin ndërkombëtar, por njëkohësisht në komportimin e saj të brendshëm. Arriti të grumbullojë të gjtihë faktorët politikë të së djathtës dhe për më tepër ofroi alternative të reja që nuk kishin të bënin thjesht me pushtetin e Berishës apo të opozitës të asaj kohe por me pushtetin e qytetarëve shqiptarë duke ndërtuar alternativën e KOP-it.”

 

Pak dite me pare ish kreu i PD Sali Berisha deklaroi se do te ishte vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, duke rihapur një debat qe opozita e pati edhe ne vitin 2017 kur u ngujua ne çadër për 3 muaj me qellim largimin e kryeministrit Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *