E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Boçi: Rilindja kërkon të emërojë drejtorë shkollash njerëzit e saj të thekur

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi denoncoi emërimet në shkolla që sipas tij bën Rilindja.

Ai tregoi në “Facebook” një rast në shkollën në Librazhd. Sipas demokratit, atje është emëruar anëtare e komisionit për konkurset kryetarja e PS.  

Reklamë

“Pasi shpikën “Shkollën e partisë së drejtorëve”, tani rilindja kërkon fare hapur të realizojë pseudo-konkurse, për të sanksionuar politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur. Fushata pothuaj ka filluar dhe kamikazët, sidomos në arsim, duken të domosdoshëm. Këta mund të kërcënojnë, detyrojnë e dhunojnë hapur mësuesit e nxënësit për votën. Pa pasur as turp, as stepje se po degradojnë më shumë arsimin, komisionet e konkurseve diktohen me urdhër të pastër politik. Në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të “konkursit” është dhe kryetarja e PS, E. Poçi. Ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia). A thua është konkurim për kryetar grup seksioni partie!?”

Sipas tij, kryetarja e PS konsultohet me Taulant Ballën për çdo emërim që kryen. Ai akuzoi mazhorancën se është dhunuese e ligjit, banale, e pacipë dhe arrogante.

Vazhdo të lexosh

Reklamë