Nënkryetari i PD Luçiano Boçi ka denoncuar kontratën e bashkisë së Vaut të Dejës, në lidhje me rikonstruksionin e rrugës Vilë.

 

Boçi në një dalje për mediat thotë se është shpallur fitues operatori me inicialet L.C. dhe Bashkia e drejtuar nga Mark Babani, ka lidhur kontratën prej 51.2 milionë lekë por nuk është bërë puna.

 

 

Ndonëse puna ishte parashikuar të realizohej për 187 ditë, Boçi thotë paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Babani pa përfunduar punimet.

 

Sot nga Foltorja e PD, po paraqesim denoncimin e radhës mbi vjedhjen e radhës, e cila nuk duket të jetë as e para dhe as e fundit. Partia Demokratike ka paraqitur në SPAK kallzimin me nr. Protokolli 79, më datë 24 nëntor 2021. Objekti i kallzimit ka të bëjë me një kontratë të Bashkisë Vau i Dejës për “Rikonstruksionin e  rrugës Vilë, Njësia Administrative Temal, për të cilin është shpallur fituese, më 25 mars 2021, operatori me inicialet L.C. 12 ditë më vonë Bashkia ka lidhur kontratën prej 51. 2 milion LEK me këtë firmë.

 

Referuar dokumentacionit, punimet kane filluar më datë 7 qershor 202l, dhe më datë 9 korrik 2021 është shlyer një pjesë e shumës, prej 34.8 milion LEK. Po sipas këtyre dokumenteve  operatori me inicialet   L.C për 32 dite punë ka realizuar 68% të punimeve. Gjë e pabesueshme duke marrë parasasysh se afati i realizimit të punimeve, sipas DST, është 187 ditë kalendarike, por edhe terrenin, siç do ta shihni në fotot bashkangjitur.

 

Më datë 20 gusht 2021 është shlyer edhe situacioni përfundimtar me vlerë 16.3 milion LEK.  Kontratat janë firmosur, paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, por VINI RE! puna e specifikuar në dokumentacion nuk është bërë”, thotë Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *