Subscribe

Dhjetëra banesa dhe biznese të vjedhura dhe asnjë autor i arrestuar. Ky është realiteti me të cilin janë detyruar të jetojnë prej disa muajsh banorët e fshatit Boboshticë të Korçës.

 

Thanas Medi është njeri nga banoret e këtij fshati, shtëpia e së cilit ra pre e grabitjes, duke i vjedhur kasafortën me 20 milion leke te vjetra brenda, si dhe bizhuteri te shumta. Ai tregon se ndihet i pasigurte për sa kohe policia nuk ka shkuar tek autoret.

 

Theodhor Guna është një tjetër banor i këtij fshati. Edhe ai si shumë te tjerë ndihet i frikësuar. Frika se hajdutët mund të kthehen, e ka detyruar që të mos largohet asnjë çast nga banesa.

 

Sipas policisë në periudhën janar – maj të vitit 2017 janë regjistruar 17 raste vjedhje si dhe 5 tentativa për vjedhje,e në të njëjtën periudhë të këtij viti janë regjistruar 21 vjedhje dhe 1 tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *