Subscribe

Errësira dhe shpejtësia e lartë shkaktuan një tjetër aksident tragjik, këtë radhë në Shkodër. Dy të rinj gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes fatale të automjetit me të cilin ata udhëtonin. Aksidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, duke u gdhirë e shtuna.

 

Amarildo Prela, 23 vjeç dhe një vajzë vetëm 16 vjeçe ndodheshin në një makinë tip BMW në rrugën Shkodër–Velipojë. Burime të policisë bënë të ditur se mjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë dhe për pasojë në një moment shoferi humbi kontrollin, duke dalë nga rruga.

 

Për pasojë, makina goditi me forcë murin e nje banese aty pranë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy të rinjve.

 

Këto pamje tregojnë se përplasja ishte shumë e fortë dhe mjeti u shkatërrua thuajse plotësisht në pjesën e parme.

 

Viktimat e këtij aksidenti tragjik ishin nga Shkodra: 23-vjeçari Amarildo Prela banonte në fshatin Mali i Jushit, ndërsa 16-vjeçarja në lagjen Perash në qytetin e Shkodrës.

 

Vetëm pak ditë më parë, në Bypass-in e Fierit humbën jetën edhe dy të rinj të tjerë, një vajzë e një djalë, edhe ata për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *