Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të enjte në lagjen periferike “Uznovë” në Berat. Dy mjete janë përplasur  me njëra-tjetrën dhe si pasojē e përplasjen njëri prej mjeteve ka përfunduar në oborrin e rrethuar të një dyqani në anë të rrugës,duke thyer rrethimin dhe stendat e dyqanit. Nga përplasja të dyja mjetet kanë pësuar dëme materiale por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve kane mar demtime te lehtë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes. Sipas policisë,shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara e mjetit tip BMW, me targa AA 199 AT,i cili ka goditur në ecje mjetin tip Renault,me targa AA 703 BG,duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë rruge dhe brenda ambjenteve të jashtme të një dyqani,ku edhe ka shkaktuar dëme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *