E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blushi: Tao Tao ka të drejtë, kandidaturat e presidentit nuk janë me rekorde kriminale

Pas rrëzimit të Kuvendit të kandidaturës për kreun e KLSH, ka reaguar sërish presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi, duke sulmuar këtë herë kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

 

Reklamë

Blushi në reagimin e tij shkruan se Tao Tao ka të drejtë të mos pranojë dhe ti shikojë si jo të përshtatshëm kandidaturat e presidentit Meta, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

 

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash. Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen. Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë