Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha për tubimin që do të mbahet në 2 mars se “zhurma është shumë e madhe, por tenxherja është bosh”.

 

Prëmes një postimi në “Facebook”, Blushi e konsideroi të panevojshme mobilizimin e efektivëve të policisë atë ditë, ndërsa kërkoi nga Rama që t’i dërgojë të godasin krimin e organizuar dhe të kapin tonelatat e drogës.

 

“Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve. E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar. Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *