E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blushi: Basha vegël e Ramës, të mos humbasim kohë me patericat e tij

Sekretari i përgjithsshëm i Partisë së Lirisë quajti Lulzim Bashën, patericë të kreyministrit Edi Rama.

 

Në studion e Quo Vadis, sekretari i PL tha se ish-kreu i PD, Basha i përket të shkuarës dhe tashmë opozita ka një pamje të re me parime të mirëpranuara.

 

Me tëj, Blushi shtoi se koalicioni i ri opozitar do të ofrojë shpresë dhe do të jetë i hapur për të gjithë deputetët që nuk kapen, e nuk marrin tendera nga Edi Rama.

 

“Lulzim Basha është e kaluar. Nuk duhet humbur kohë më me këtë histori. Koalicioni është i hapur për të gjithë ata që e mendojnë veten anti-regjim. Nëse këta individë fillojnë e vënë kushte, unë mendoj që nuk duhet humbur shumë kohë me ata.

Kjo opozitë ka tre parime kryesore. Nuk shitet, nuk blihet e nuk tradhëton kjauzat e qytetarëve.”

 

Vazhdo të lexosh