Katër grupe kriminale janë goditur nga Antidroga e Tiranës, ku prej disa muajsh ishin nën hetim pasi dyshohet se ishin të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike. Megaoperacioni i nisur nga blutë e Tiranës i koduar ‘Blloku 33’ ka arritur që të dokumentojë 33 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 25 prej tyre janë arrestuar, ndërkohë 8 të tjerë janë ende në kërkim nga policia.
Kryesisht grupet kriminale shpërndanin dhe shisnin drogë në lokalet më të famshme të zonës së ish-Bllokut. Në mesin e të arrestuarve janë banakierë dhe kamarierë të këtyre lokaleve pasi ishin të përfshirë në këtë aktivitet. Klientët e tyre ishin persona të njohur dhe frekuentuesit e jetës së natës. Jo vetëm në ish-Bllok, por droga shitej edhe në zonat e tjera të Tiranës si në Selitë, Shkolla e Bashkuar etj.
Lexo edhe :
Related Posts
Dy vëllezërit e arrestuar, Durim Gurzi dhe Artur Gurzi, ndërkohë vëllai i tretë është ende në kërkim, janë personat që siguronin kokainën dhe më pas e shpërndanin tek personat e tjerë të grupit.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Ndërkohë Antidroga e Tiranë po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Masat e sigurisë – Arrest me burg
- Arnold Hida,
- Durim Gurzi,
- Artur Gurzi,.
- Elvis Sejdo,.
- Julian Bushati,
- Adnan Hida,
- Sabian Jashari,
- Mario Avdiaj,
- Geraldo Kovaçi,
- Albert Shushku,
- Emrah Mustafaj,
- Xhoana Rustemi (Hasani),
- Vladimir Qerimi,
- Myzafer Xhanari.
- Albi Shehu,
- Ledio Dervishi,
- Juljan Rabushja,
- Elisard Rrustaj,
- Kledi Sinani
- Bledar Duka,
- Kevin Troplini,
- Samuel Demiri,
- Ardit Dervishi,
- Ledin Kazanxhi.
Arrest shtëpie
- Faik Kurti, Me mase sigurie arrest shtepie






